Rishfaqet në publik gjenerali rus, ishte “zhdukur” që prej rebelimit të Wagner-it
Gjenerali Sergei Surovikin, i cili nuk është shfaqur në publik që prej rebelimit të kryer në qershor nga mercenarët e Grupit Wagner, është rishfaqur në një fotografi të publikuar online. Kjo gjë ka thelluar edhe më shumë misterin lidhur me fatin e komandantit rus.
Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, ndërkaq kanë thënë se Surovikin u lirua nga ndalimi disa ditë pas rrëzimit të avionit që i përkiste shefit të Wagner-it, Yevgen Prigozhin. Sipas The New York Times, Surovikin ende mban gradën e gjeneralit.
I quajtur “Gjenerali Armageddon”, Surovikin ishte komandat i forcave të hapësirës ajrore të Rusisë dhe në tetorin e kaluar ai u emërua komandant i pushtimit rus të Ukrainës. Ai u hoq nga udhëheqja e luftës tre muaj më vonë.
Më 23 gusht, në orët e para të rebelimit që nisi Prigozhin, Surovikin u shfaq në një video përmes së cilës ai u bëri thirrje mercenarëve të Wagner-it që të ndalnin rebelimin.
Që nga ajo video, megjithatë Surovikin nuk është parë në publik dhe ka pasur thashetheme se Kremlini e ka arrestuar pasi disa zyrtarë të ushtrisë dhe sigurisë duket se mbështetën rebelimin e Prigozhinit. Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka quajtur kryengritësit “tradhtarë” dhe rebelimin e ka cilësuar si “thikë pas shpine”.
Më 22 gusht, disa media ruse raportuan se Surovikin ishte liruar nga posti i komandantit të forcave të hapësirës ajrore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet