Trajneri serb Ivan Gvozdenoviç rinovon për 3 vite të tjera me Skënderbeun

5 Shtator 2023 | 16:29

Serbi Ivan Gvozdenoviç do të drejtojë ekipin e Skënderbeut dhe për tre vite të tjera.

Ka qënë presidenti i kësaj skuadre Ardian Takaj, ai i cili i ka ofruar kontratën e re trajnerit aktual të ekipit, që pas dy javësh kryeson kampionatin e kategorisë superiore me 6 pikë.

Ajo çfarë e ka bindur presidentin e skuadrës bardheekuqe për të vazhduar bashkëpunimin me ish-futbollistin kampion të Skënderbeut janë rezultatet pozitive në Kategorinë e Parë dhe ajo çfarë Gvozdenoviç ka bërë me grupin e futbollistëve gjatë këtyre dy javëve në Superiore.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij ekipi edhe për 3 vite të tjera, kontratë e cila është shtyrë edhe për shkak të projektit shumë ambicioz që presidenti korçar ka më këtë ekip” – është shprehur Gvozdenoviç.

Skënderbeu ka 3 vite jashtë kupave të Europës por lajmet e mira janë se brenda këtij viti në qytetin në juglindje të vendit do të nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026