“Moment që nuk harrohet gjithë jetën”, diplomati kujton intervistën me Nënë Terezën

5 Shtator 2023 | 19:16

Diplomati dhe ish-ambasadori Avni Spahiu ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë në Euronews Albania ku ka folur për një nga “momentet më të veçanta” siç e përshkruan ai, të karrierës së tij gazetareske.

Kur ishte gazetar i ri, në vitin 1980, Anvi Spahiu ka arritur të realizojë një intervistë të shkurtër me Nënë Terezën. Ai tha se ajo ishte një grua modeste dhe fjalëpakë, ndërsa atë intervistë, diplomati e veçon nga intervistat e tjera duke thënë se ishte një nga ato momente që nuk harrohen në jetë.

“Ishte një nga ato momente që nuk harrohen gjatë gjithë jetës. Në karrierën time kam intervistuar me dhjetëra lider botëror, politikanë, personalitete të ndryshme, por ky takim i shkurtër intervistimi me Nënë Terezën më ka ngelur si një nga momentet më të dashura në karrierën time gazetareske. Isha gazetar i ri. Mësuam se Nënë Tereza do vinte në Prishtinë një vit pasi kishte marrë çmimin Nobel dhe ne duhet ta shfrytëzonim këtë rast të rrallë për ta pasur në gazetën tonë.

Unë arrita në aeroportin e Prishtinës ku do të vinte Nënë Tereza duke shpresuar se do mund të kisha një intervistë me të. Kishte aq shumë njerëz në aeroport që kishin dalë për ta pritur sa nuk e mendoja se ajo do të gjente kohë e do shkëputej nga të tjerët për të më dhënë një intervistë. Fatmirësisht kjo ndodhi. Ne bëmë një bisedë të shkurtër diku te 20 minuta, por një pjesë ishte jashtë intervistës. Ishte një bisedë spontane, ajo ishte fjalëpakë dhe shumë modeste. Nuk isha në gjendje të bëja një intervistë klasike, por nga përgjigjet e saj bëra një reportazh i cili në atë kohë u botua në gazetën rilindja, ndoshta si intervista e parë që Nënë Tereza i dha një gazetari shqiptar”,-tha Avni Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023