Italiani në krye të zikaltërve deri në 2025, Carrasco braktis Evropën

5 Shtator 2023 | 18:27

4 trofe të fituar në dy vite tek Interi i kanë dhënë të drejtën Simone Inzaghit të sigurojë një tjetër mandate në krye të zikaltërve. Klubi ka bërë me dije në rrjetet sociale se Inzaghit i është rinovuar kontrata deri në vitin 2025, ndërsa ka besimin e plotë të drejtuesve.

Akordi mes palëve është arritur kohë më parë, por vetëm këtë të martë është komunikuar, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet e tjera të kontratës.

Kujtojmë se Inzaghi në vitin 2021 u bë pjesë e klubit zikaltërt, ndërsa arriti të fitonte dy kupa dhe dy trofe të superkupës, ndërsa në Ligën e Kampionëve u mposht në finale nga Manchester City. Gjatë sezonit që lamë pas problemet mes palëve ishin të shumta, por tanimë marrëdhëniet janë të mirë, ndërsa Inzaghi vijon punën për përmbushjen e objektivave.

Në një kohë kur merkatoja në Evropë është mbyllur, Arabia Saudite vijon luftën e saj. Një tjetër futbollist i dha lamtumirën kontinentit të vjetër, ndërsa ka firmosur me Al-Shabab. 30-vjecari anësor ka firmosur një kontratë për 3 sezone, ndërsa Atletico e Madridit ka përfituar 15 milionë euro nga kjo lëvizje. Prezantimi i Carrasco u bë mbrëmjen e së hënës, ndërsa futbollisti u vendos menjëherë në dispozicion të trajnerit, ndërsa skuadra në fjalë synon dhe disa lëvizje deri më 7 shtator.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026