Gazetari: Për pak muaj familja e Berishës do marrë një goditje nga SPAK
Gazetari Flogert Muça tha në Euronews Albania se ish-kryeministri Berisha po këmbëngul në çdo deklaratë të tij për të mos e njohur drejtësinë e re.
Ai tha se Berisha po e përdor edhe rastin e Fredi Belerit si një kauzë kundër drejtësisë së re, pavarësisht se kjo gjë sipas gazetarit “djeg” Shqipërinë.
Sipas Muçës arsyeja e ish-kryeministrit për të mos njohur drejtësinë e re është se ajo mund të prekë familjen e tij biologjike dhe këtë gjë do ta shikojmë në dy tre muajt ne vijim.
“Ne dimë pak nga dosja e Belerit. Ne nuk e dimë se çfarë po bën sot Prokuroria, nuk e dimë se më kë mund të komunikojë Beleri jashtë, nuk e dimë nëse ai mund të prishë provat nëse del jashtë. Në një pikë Sali Berisha është i sinqertë, në mosnjohjen e sistemit të ri të drejtësisë.
Ai përdor çdo lloj çështje të mundshme, edhe Fredi Belerin, duke i hedhur benzinë një zjarri që nuk djeg Edi Ramën, por Shqipërinë, pasi halli i doktorit është se nuk duhet të legjitimohet SPAK dhe drejtësia e re. Ai e ka hallin te familja e tij, jo politike, por biologjike. Këtë do e shikojmë në dy apo tre muajt e ardhshëm. Edhe për aleatin e tij të ngushtë Ilir Metën”,-tha Flogert Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë