Makina “fluturon në ajër” këmbësorin në Vlorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Vlorë-Kotë, ku një automjet tip “Ford” ka përplasur një kalimtar 48-vjeçar.
Këmbësori është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se me drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident po kryehen veprimet e nevojshme proceduriale.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Vlorë – Kotë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin J. D., 48 vjeç, këmbësor. 48-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik