Shqipëria niset drejt Çekisë/ Atmosferë pozitive në prag të sfidës
Përgatitjet në Tiranë kanë marrë fund, ndërsa kombëtarja shqiptare është nisur drejt Çekisë, aty ku do të zhvillojë dhe konferencën e fundit për shtyp. Grupi ka shkuar i plotë, ndërsa aktualisht të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për përballjen e radhës, e cila është e katërta në grupin E.
Atmosfera është e mirë, ndërsa shpresat që kuqezinjtë të kthehen me pikë nga praga janë të mëdha, ndërsa nuk do të mungojë mbështetja.
Sipas informacioneve, më tepër se 3 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në Fortuna Arena, në mbështetje të kuqezinjve. Pjesa më e madhe e tifozëve janë ata me banim në vendet e ndryshme Evropiane, ndërsa organizim ka pasur dhe nga Shqipëria. Padyshim pjesëmarrja e grupimit TKZ nuk do të mungojë.
Sifda cilësohet dezive sa i përket rrugëtimit të Shqipërisë drejt Euro 2024, ndërsa është përballja e parë mes tyre në këto kualifikuese. Kujtojmë se Shqipëria e Cekia përballeshin me njëra-tjetrën dhe në vitin 2021, aty ku kundërshtarët fituan me rezultatin 3-1, ndërsa për kuqezinjtë goli i vetëm shënohej nga Sokol Cikalleshi. Në rast barazimi Shqipëria do të shkonte në kuotën e 7 pikëve, e nëse triumfon do të merrte kreun e grupit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.