Zjarret në Aleksandropolis, zyrtarët llogaritin dëmet: Duhen vite për t’u rikuperuar

6 Shtator 2023 | 16:59

Katastrofa e madhe ekologjike e shkaktuar nga zjarret që arritën rrethinat e Aleksandropolis pati pasoja direkte në ekonomi. Me 48% të zonës bashkiake të djegur, qytetarët dhe autoritetet po përpiqen të rikuperohen nga ajo çka përjetuan.

“Me ngadalë po llogarisim dëmet ndaj infrastrukturës, por edhe ndaj bizneseve. Sikurse e dini, zjarret nuk dogjën vetëm shtëpitë, por edhe shumë biznese të lidhura me sektorin prioritar të prodhimit”, deklaroi Ioannis Zampoukis, kryetar i Bashkisë së Aleksandropolis.

Zjarri që u dogj për 16 ditë goditi brutalisht aktivitetin turistik. Mijëra anulime, rimbursime dhe largime në masë të vizitorëve ishin disa nga problemet me të cilat u përball sektori. Tani, pronarët pyesin veten se si do t’ia bëjnë gjatë dimrit.

Apostolos Palakidis, kryetar i Shoqatës Hoteliere deklaroi: “Ishte një goditje e rëndë. Aleksandropolis ishte një destinacion që mund të arrihej lehtë me makinë nga gjithë Ballkani. Ne jemi në qendër të një tregu të madh prej 50 milionë personash. Ju mund ta kuptoni që ajo që ndodhi mund të kërkojë vite për t’u harruar dhe që turistët të kthehen sërish për gjërat që Aleksandropolis është i famshëm: natyra, deti dhe siguria”.

Pronarët e dyqaneve janë të dëshpëruar pasi për shumë ditë u detyruan të mbyllnin dyert për shkak të tymit, gjë që tkurri ndjeshëm të ardhurat e tyre.

“Kam frik për të ardhmen. Produkti ynë është sezonal. Shtatori është i humbur, gjysma e gushtit shkoi dëm. Si do ta marr veten?”, deklaroi Triantafyllia Koufou, pronare dyqani akulloresh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026