Ndryshimet në qeveri| Abilekaj: Ministrat do votojnë shkarkimin e tyre, pa ditur pse
Gazetari Enton Abilekaj është shprehur i revoltuar ndaj ministrave dhe deputetëve të PS.
Në studion e emisionin “Now” në Euronews Albania, ai është drejtuar deputetit Arben Pëllumbi duke thënë se ai së bashku me kolegët nuk e kontrollojnë Ramën.
Me ironi ai tha se ministrat në kabinetin qeveritar do të votojnë shkarkimin e tyre pa e ditur arsyen pse.
“Të parët që nuk kontrollojnë kreun e qeverisë janë këta. Ministrat do votojnë pro shkarkimit të vetë, pa e kuptuar pse u shkarkuan. Këta ushtarë janë pa frymë. Ne jemi në kushtet e talljes së hapur publike të një njeriu që nuk e kontrollon asnjeri. Në SPAK është qeveria juaj. Ju nuk mund të thoni që keni rezultate kryesore ku niveli i korrupsioni ka arritur deri e zv.kryeministri. Premtimi kryesor është lufta kundër korrupsionit”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq