Salianji kritika SPAK: Të goditen ministrat kur janë në detyrë, jo si me Tahirin
Ervin Salianji ka bërë kritika për SPAK duke thënë se ky institucion nuk është 100% i pavarur.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se ministrat të goditen kur janë në detyrë dhe jo sapo largohen nga detyra.
Ai mori si shembull rastin e Saimir Tahirit dhe të Lefter Kokës duke hedhur dhe dyshime që drejtësia nuk është e pavarur nga qeveria.
“Kritika që kam ndaj SPAK është se si ka mundësi që ndërhyrjet bëhen vetëm pasi kryeministri i largon nga detyra. Ku e di kryeministri që largohen nga detyra vetëm ata që goditen nga SPAK. Ku ka drejtësi në vend të botës që raporton te kryeministri. Unë do them që SPAK është 100% e pavarur kur të godasë ministrat në detyrë. Koka dha dorëheqjen nga mandati pastaj u arrestua, Ahmetaj u largua nga detyra pastaj u prek, Tahirin e mbrojtët me mandatin e më pas u godit sapo u largua”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut