Menaxheri i hotelit, Durrës: Turistët gjermanë gënjejnë, nuk kanë paguar ekstra

7 Shtator 2023 | 09:38

Në mediat gjermane por edhe në Shqipëri është publikuar një lajm lidhur me pakënaqësitë që kanë pasur disa turistë gjermane që kanë pushuar në një hotel në Durrës.

Një çift  vendosën të udhëtojnë në Shqipëri dhe të pushojnë 12 ditë.  Ata rezervuan një paketë për rreth 1300 euro në një hotel me 4 yje si dhe për fluturimin. Por ata u penduan për këtë udhëtim pasi kushtet në hotel nuk ishin të përshtatshme ndërkohë që vendi që rrethohej ishte plot mbeturinat .

“Melanie Zeeb dhe Michael Bürger thjesht duan të kthehen në shtëpi, larg hotelit horror. Por fluturimi i shumëpritur i kthimit bëhet problemi i radhës për pushuesit. Për shkak të rezervimeve të tepërta, ata nuk mund të marrin dot fluturimin e tyre nga Tirana në Berlin. Linja ajrore ofron akomodim dhe ushqim, por jo një fluturim të ri direkt për në Berlin. Në vend të kësaj, çifti duhet të fluturojë për në Këln. Si të kthehemi më pas nga andej? Kompanisë ajrore nuk duket se i intereson” – shkruan RTL.

Por hoteli pretendon ndryshe. Menaxheri i hotelit në Durrës Eriklent Kollollari, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanias” në Euronews Albania, theksoi se turistët gjermanë gënjejnë.

“Klientët janë akomoduar në hotel më 21 gusht, pa kryer asnjë lloj pagese. Pagesa është bërë me 28 gusht. Kanë ndenjur 7 ditë pa bërë asnjë pagesë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026