Gjyqi i Belerit, Greqia nis delegacionin e Dhomës së Avokatëve. Ftohen eurodeputetët
Të pranishëm në seancën e ardhshme për Fredi Belerin pritet të jetë dhe një delegacion nga Dhoma e Avokatëve të Greqisë.
Sipas mediave greke vendimi është marrë më datë 6 gusht nga Komisioni Koordinues i parlamentit grek, pas mbledhjes së fundit, ku u diskutuan dhe dëmet e shkaktuara nga situata e zjarreve në vend.
“Komiteti Koordinues vendosi që një delegacion të marrë pjesë në gjyqin e ardhshëm të Fredi-Dionysios Beleris, ku do të vendoset sërish nëse do të zgjatet apo jo afati i paraburgimit të tij”, thueht në njoftimin e Komisionit Koordinues.
Në vendimin e publikuar nga Protothema, theksohet se Komiteti Koordinues i Greqisë do t’i kërkojë dhe Dhomës së Avokatëve Evropianë si dhe eurodeputetëve që të jenë pjesë e këtij delegacioni.
“Komiteti Koordinues po ndjek me shqetësim të veçantë zhvillimet në lidhje me paraburgimin e zgjatur të kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi-Dionysios Beleris, e cili me sa duket lidhet me marrjen e tij të afërt të detyrës, në kundërshtim me parimet themelore të shtetit ligjor, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoritetit grek të njohur ligjërisht.
Komiteti Koordinues vendosi që një delegacion të marrë pjesë në gjyqin e ardhshëm të Fredi-Dionysios Beleris, ku do të vendoset sërish nëse do të zgjatet apo jo paraburgimi i tij dhe do t’i kërkojë Dhomës së Avokatëve Evropianë (CCBE) dhe eurodeputetëve që t’i bashkohen këtij delegacioni”, thuhet ne vendimin e publikuar nga Protothema.
Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por i pa betuar, Fredi Beleri, paraqiti këtë të enjte dy rekurse të reja në Gjyaktën e Lartë, ku kërkon vlerësimin e paligjshëm të masës së arrestit në flagrancë, si dhe shpalljen të paligjshme të përgjimeve ndaj tij.
Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Prokuroia e akuzon fituesin e zgjedhjeve në Himarë se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.
Mbajtja e tij në burg ka sjellë një përplasje me Athinën zyrtare, e cila e akuzon qeverinë shqiptare se po e mban në qeli politikisht Fredi Belerin, për të mos i lejuar betimin si kryebashkiak.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit