Suli: Belerit t’i lejohet betimi, Gjykata më pas të bëjë punën e saj
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por i pa betuar, Fredi Beleri, ka paraqitur dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë. Beleri kërkon në një prej rekurseve vlerësimin e paligjshëm të masës së arrestit të tij në flagrancë.
Sakaq në rekursin e dytë ai kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.
Për çështjen ‘Beleri’ ka folur Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli në një intervistë për Euronews Albania.
Ai ka theksuar se kur rasti “Beleri” të shkojë në Strasburg do të ketë pasoja për Gjykatën dhe reformën në drejtësi për vendin tonë.
Suli nënvizoi se është kreu i qeverisë Edi Rama që nuk lejon që Beleri të betohet, ndërsa ka shtuar se kreu i ri i zgjedhur i Himarës të hetohet nëse është e nevojshme pas betimit.
“E gjithë kjo dosje, i gjithë ky shtrembërim, gjithë kjo shkelje e të drejtave të njeriut si asnjëherë më parë, në rastin e Belerit në Strasburg, sigurisht do të ketë pasoja për Gjykatën për reformën në drejtësi dhe sigurisht për vendin tonë.
Beleri po mbahet në burg për prezoumim, dhe shitblerje vote pasiv. Askush nuk thotë shpalleni të pafajshëm Belerin përkundrazi Gjykata të bëjë punën e vet por ndërkohë të lejohet që të bëjë betimin. I kërkohet që të lejoj betimin e Belerit njeriut që emëron Ministrin e Drejtësisë dhe Ministri i Drejtësisë emëron drejtorin e burgjeve. Gjykata e SPAK e ka jashtë juridiksionit për ta nxjerrë nga instituti i paraburgimit dhe thotë drejtohuni drejtorisë së burgjeve”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë