Sfida me Çekinë, Sylvinho guxon me formacionin
Janë publikuar formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Çekisë për sfidën e mbrëmjes së sotme të vlefshme për eliminatorët e kampionatit europian.
Shqipëria do të zbresë në fushë me Etrit Berishën në portë, Berat Gjimshitin, Ardian Ismajlin, Elseid Hysajn dhe Enea Mitajn në mbrojtje.
Në mesfushë do të luaj treshja që aktivizohet në Seria A. Nedim Bajrami në qendër do të mbështet nga titullari fiks i Leçes, Ylber Ramadani dhe zikaltri Kristian Asllani që ka fituar balotazhin me Gjasulën dhe do luaj nga minuta e parë sonte në Pragë.
Ndërsa në repartin ofensiv trajneri brazilian Silvinho ka guxuar duke hedhur që nga minuta e parë tre sulmuesit, Jasir Asani, Taulant Seferi dhe Sokol Cikalleshi.
Nga ana tjetër Çekia do të luaj nga minuta e parë me Pavlenka J, Holes, Brabec, Krejci, Coufal, Soucek, Kral, Provod, Cerny, Kuchta dhe Cvancara.
Kjo është ndeshja e katër eliminatore në grupin E për Shqipërinë dhe Çekinë, dy ekipet që mbajnë dy vendet e para dhe rezultati i ndeshjes mund të ndikojë në lidershipin e grupit deri në ndeshjet e tjera eliminatore të tetorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë

