“Jemi optimist se do i bindim 5 shtetet”, Kurti: Greqia afër njohjes së Pavarësisë
Kryeministri i Kosovës Abin Kurti në një intervistë për median polake ka folur për ecurinë e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.
Sipas Kurtit kohët e fundit është shënuar progres nga 5 vendet e BE-së të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka theksuar se Greqia është një ndër 5 vet e cila është treguar më e gatshme sa i përket njohjes së shtetit që ai drejton.
I pyetur edhe në lidhje me njohjen digjitale, Kurti është shprehur se ka pasur komunikime me kompanitë e mëdha si Google, por mosnjohja nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, pengon procesin e njohjes digjitale.
Kurti ka treguar po ashtu për lidhjet e shtuara midis Serbisë dhe Rusisë, në një krahasim që bën situatës së Prishtinës me Beogradin ashtu si Kievi me Moskën.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut