“Berisha kërkon opozitë moniste”, Bejko: Jemi në luftë edhe ndaj oligarkëve

10 Shtator 2023 | 11:55

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha kërkon opozitë moniste.

Sipas tij është humbur mjaftueshëm kohë dhe tanimë duhet një fokus shumë i madh te rindërtimi i një partie për Shqipërinë.

Bejko deklaroi se janë në luftë edhe me oligarkët.

“Ne përmbyllëm në këto dy vjet fazën e parë, të diktuar jo nga ne, por nga rrethana objektive që s’përcaktoheshin nga ne, për shkak të konfliktit që ka ndodhur dhe historikun e këtij konflikti e dinë të gjithë. Ideja është që u mbyll faza e parë, e rezistencës, e ruajtjes së Partisë Demokratike. Përvec Berishës që ndau partinë në dy pjesë, krijoi një parti të re që e mban pa emër dhe nuk pranon një opozitë plurale, por kërkon një opozitë moniste vetëm me të në krye, janë dhe oligarkët që i kemi peshqesh, të cilët punojnë vazhdimisht për ta ndarë partinë demokratike dhe për ta eleminuar atë,” – u shpreh Bejko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026