2500 viktima nga tërmeti në Marok, autoritetet nxitojnë të shpëtojnë të mbijetuarit

11 Shtator 2023 | 17:28

Bilanci i viktimave të tërmetit të dhunshëm që tronditi Marokun natën mes së premtes dhe së shtunës është ngjitur në 2.500.

Të dhënat janë konfirmuar nga Ministria e Brendshme e vendit, sipas të cilës thuajse po aq janë edhe të plagosurit.

Ndërkohë, skuadrat e shpëtimit kanë gërmuar me duar të zbathura për të gjetur të mbijetuar nën gërmadhat e ndërtesave.

Pajisjet e tonazhit të rëndë nuk mund të kalojnë përmes rrugëve për shkak të bllokimeve nga gurët dhe rrjedhimisht e kanë të pamundur të arrijnë fshatrat e largët në afërsi të epiqendrës, në Malet Atlas.

Sipas autoriteteve, nën rrënoja ka ende shumë njerëz që presin dëshpërimisht ndihmën e ekipeve të emergjencës.

Qeveria marokene ka deklaruar se deri tani ka pranuar ndihmat nga katër vende, Britania, Spanja, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Oferta nga vende të tjera nuk janë pranuar, përfshirë ato nga Franca, që dikur ka qenë fuqia koloniale e vendit afrikano-verior.

Tërmeti i së premtes është më fatali që bie në vend në 60 vitet e fundit. Shumë qytetarëve ai u ka kujtuar atë shkatërrues të vitit 1960 në lokalitetin Agadir.

Edhe pse në shkallë Rihter më të ulët, 5.7 ballë, ai tronditi qytetin maroken më 29 shkurt, duke vrarë të paktën 12 mijë persona.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026