Pogradec/ Punonjësit e fasonerisë në protestë: S’kemi marrë rrogën, s’kemi sigurime

12 Shtator 2023 | 10:38

Një protestë po zhvillohet ditën e sotme nga punonjësit e një fasonerie  në qytetin e Pogradecit.

Burime bëjnë me dije se këta të fundit pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e muajit gusht dhe prej pesë muajsh nuk janë paguar sigurimet shoqërore. Sipas tyre subjekti nuk i ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit sipas kodit të punës.

Punëtorët e fasonerisë thonë se për mos derdhjen e kontributeve shoqërore rrezikojnë të mos përfitojnë asistencën sociale. Përfaqësues të subjektit të fasonerisë i cili prodhon veshje për tregun europian pohon se aktiviteti i punës së tyre në Pogradec është mbyllur muajin e kaluar dhe për këtë shkak ka shpallur falimentin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026