Eulex ‘’rrëmben’’ komandant Remin/ Çfarë ndodhi me ish-luftëtarin e UÇK
Mbrëmjen e djeshme është shoqëruar në zyrën e EULEX, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi. Pas rreth një ore ai është lënë i lirë ndërkohë që i është sekuestruar telefoni.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai ka bërë të ditur se hetuesit e Gjykatës të Kosovës janë paraqitur pranë shtëpisë së tij rreth orës 20:00.
“Rreth orës 20:00 para shtëpisë time më janë prezantuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit. Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit.
Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellur me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”- shkruan ai.
Rrustem Mustafa në muajin korrik ka dëshmuar në Hagë në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut