Censi i popullsisë dhe banesave, Rama: Ishte nevojë urgjente, INSTAT i depolitizuar
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure, foli në lidhje me nisjen e Censit të Popullsisë dhe Banesave.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ishte nevojë urgjente nisja e censusit ndërsa shtoi se ky proces do të sjellë të dhëna reale.
Më të tjerash ai shtoi se INSTAT ka një eksperiencë të padyshimtë, dhe sipas tij është një institucion i pa ndikuar nga politika.
“Realizimi i një censusi u kthye në nevojë urgjente pas pavarësisë dhe filluan pas vitit 1918. Sot besoj janë kushtet që të nisim një proces me kaq rëndësi dhe ta bëjmë sipas standardeve europiane. Është e vështirë sepse duhet duartrokitur derë më derë. Pikë së pari, për të identifikuar realisht konkretisht sa shqiptarë të këtij vendi jetojnë sot në këtë vend dhe po ashtu sa është numri i pasurive të tyre të patundshme. E them se janë krijuar kushtet sepse kemi partnerët francez, zviceran e gjerman të gjithë të njohur për shpirtin e tyre të saktësisë dhe eksperiencën e tyre të qenit të saktë në numërim dhe kemi mbështetjen e BE, me një fond të konsiderueshëm ku 55% është vendos në dispozicion nga qeveria, pjesa tjetër nga këta partner. Për partnerët gjermanë kemi GIZ, që ka treguar seriozitetin dhe vlerën e vetë të shtuar. Faktori tjetër është teknologjia e nivelit të lartë, që na jep ndihmë për të bërë atë që bëhet, për ta përdorur që të tregojë shifrat në kohë reale. INSTAT ka një eksperiencë të padyshimtë, është një nga institucionet e pakta në këtë vend që është i depolitizuar. Dhe, eksperienca e INSTAT në bashkëpunim me ekspertët e fushës në botë, është një aset”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës