Do të bëhej së shpejti baba, humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

13 Shtator 2023 | 11:30

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës në Circonvallazione Oriani, një zonë në Verona të Italisë, ku një shqiptar ka humbur jetën.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se viktimë ka mbetur i riu shqiptar 27-vjeçari Redon Qevani.

Mësohet se 27-vjeçari u përfshi në aksident pasi humbi kontrollin e motorit tip Yamaha R6 ku udhëtonte.

Dyshimet janë që aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e hutimit të motoçiklistit, shpejtësisë ose keqfunksionimit të motorit.

Të tjera media shkruajnë se në vendin e aksidentit pas ngjarjes shkuan mbi 30 të afërm të viktimës.

I trishtë është fakti se i riu do të bëhej së shpejti baba i një djali. Në vendin e ngjarjes ishte e pranishme edhe gruaja e viktimës.

Mediat shkruajnë se një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen.

Policia po merret me hetimin e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Protesta qytetare dhe e aktivistëve në Tiranë shënon sot ditën e 52-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku...
19:43 | 21/07/2026

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar...
19:25 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026