Mjeku shqiptar dhe farmacisti amerikan bëjnë vizita falas në Fishtë të Lezhës
Një Fishtë të Lezhës mjeku shqiptar dhe farmacisti amerikan u bëjnë banorëve vizita falas.
Bëhet fjalë për mjekun Angjelin Shtjefni, i cili vjen në Shqiperi rregullisht një ose dy here në vit, por jeton në Jacksonville Florida.
Bashkë me të është edhe farmacisti amerikan William Nimo, i cili vjen për herë të parë fizikisht, edhe pse prej vitesh ka kontribuar nga Amerika me ilaçe.
Angjelini është mjek i përgjithshëm dhe prej vitesh ai pushimet nuk i kalon në SHBA apo vende luksoze, por vjen në Shqipëri, në fshatin e tij të lindjes, në Fishtë.
Jo vetëm vizita falas, por ata bëjnë edhe analizat për banorët e zonës dhe të gjithë ata që kanë nevojë.
Ai është larguar për në SHBA në vitin 1996 dhe vazhdon edhe andej profesionin e tij të mjekut të përgjithshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)