Avokati Beqiri: Babai më kërkoi t’i fusja djalin në burg se përdorte drogë
Avokati Idajet Beqiri tha se dënimi për kanabis nuk duhet të shkojë më shumë se dy vite burg, por nga ana tjetër gjobat duhet të jenë masive.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai nënvizoi se duhet të rregullohet ligji.
Ai shtoi se ka raste që një baba i lutej që t’i fuste fëmijën në burg pasi ai përdorte lëndë narkotike.
“Njerëzit po marrin masa drastike dënimi për kanabisin. Nuk duhet të shkojë dënimi më shumë se dy vite burg. Gjoba duhet të jetë masive. Te ne si ai që ka 1 tonë kanabis si ai që ka më pak, dënohet njëlloj. Duhet një rregullim domosdo ligjor. Nuk është dënimi ai që e frenon fenomenin. Unë kam raste, që vinte një baba dhe m’u luste që t’i fusja në burg djalin sepse përdorte kanabis, kjo është e rëndë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Denoncon gazetari: Kam marrë mesazhe kërcënuese nga fisi Rraja
- I dhunuari nga fisi Rraja: Të shpallurit në kërkim i shoh çdo ditë nëpër Fushë-Krujë
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit