Spahiu: Aq poshtë ra niveli opozitës, sa nxjerr Gaz Bardhin për kryeministër
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se niveli opozitës ka rënë shumë poshtë dhe këtë e kupton që në momentin që Gazment Bardhi rezulton një figurë e përshtatshme për t’u bërë kryeministër.
Sipas tij, gazetarët duhet t’i kërkojnë Bardhit vendimin e arsyetuar të bisedimeve me Berishën sepse ligjërisht, ky i fundit është një funksionar politik që ka votuar për përjashtimin e Sali Berishës nga partia.
“Gazment Bardhi mund të harrojë shumë gjëra që ka thënë, por Berisha nuk do ja harrojë ato që ka thënë për Berishën, fëmijët, familjen, pronat, pasuritë dhe veprat e tij. Do t’i ftoja mediat të na japë pak atë skenën ku rriheshin me shkopa dhe ndërhyri policia për të ndihmuar grupin e Bardhit dhe Bardhi doli te dera e PD-së dhe mallkonte Sali Berishën.
Sigurisht që dhe Bardhi ka ambiciet e mëdha për kryeministër, por çështja është shumë e thjeshtë, a ka shqiptar që voton një opozitë që drejtohet nga Bardhi, pra për të sjellë kryeministër Gazment Bardhin? Unë mendoj që vetë Gazment Bardhi nuk do e votojë veten e tij,” – deklaroi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset
- 21:53 Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
- 21:51 Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 21:50 Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën