Aplikimet për në universitet, 80 për qind e maturantëve të regjistruar

13 Shtator 2023 | 18:32

Në fazën e parë të regjistrimeve, 5 degë i kanë mbyllur regjistrimet. Programet si mjekësi e përgjithshme, stomatologji, arkitekturë, urbanist, interieri dhe dizajn i kanë ezauruar kuotat e tyre.

“Aktualisht janë degët që lidhen me shëndetin, mjekësi e përgjithshme, farmaci, stomatologji, infermieri jo vetëm në Tiranë, teknologjia e informacionit. Janë preferuar dhe degët që lidhen me ndërtime; arkitektura, urbanistika, janë programe që janë ezauruar që në ditët e para”, thotë Arjan Xhelaj, drejtor i RASH.

80% e maturantëve i kanë përfunduar regjistrimet në universitetet si publike dhe private. Mbi 16 mijë prej tyre, nuk duan të ndërrojnë degët që kanë fituar.

“Vijon tendenca e përhershme në programet e mësuesisë rreth 8.5%…bujqësia ka rreth 800 maturantë, është një universitet ka një rritje te lehtë”, shprehet Xhelaj.

Në ditën e parë të çregjistrimeve, deri më tani janë vetëm 100 kërkesa për të ndryshuar degë.

“Kanë ngelur akoma rreth 3600 maturantë që presin të fillojnë raundin e dytë, hyjnë automatikisht ata që nuk fituan raundin e parë. Mbi 5500 pritet të aplikojnë në raundin e dytë. Nëse regjistrohen, është faza e lirë më pas”, shprehet ai.

Në rrethe disa degë rrezikojnë mbylljen pasi kanë të regjistruar 1 ose 2 maturantë. Në Gjirokastër, universiteti “Eqrem Çabej” renditet i fundit si institucioni më pak i kërkuar. Pas 14 ditësh regjistrime për degën e anglishtes në Gjirokastër është regjistruar vetëm 1 student, ndërsa në Histori-Gjeografi dy studentë. Në një kohë kur Shqipëri, po përballet me një fluks të lartë turistët, të rinjtë refuzojnë të shkollohen si operatorë turistikë. Në Elbasan vetëm 1 student është regjistruar në degën e bio-kimisë dhe po 1 në degën operator turistik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026