La punën në ministri për atë online, paga nuk plotësonte nevojat

14 Shtator 2023 | 19:10

Valbona dhe Enriketa, po konsumojnë kafen e mëngjesit, e ndërkohë po punojnë. Nomadët digjital, pas pandemisë u kthyen në një treg, i cili po ndryshon rrjedhën e të punuarit në një zyrë.

“Puna më e thjeshtë, janë content writing, që konsiston në shkrimin e materialeve, që duan biznese që të shkruajnë një artikull. Mund të kaloj në një nivel tjetër që është copy writing që është shkrimet bindësve,” – tregoi ekspertja e marketingut, Valbona Brahaj.

Enriketa mbaroi shkollën për juridik, po rezultoi se puna me 8 orare, nuk ishte efikase, as të ardhurat nuk plotësonin nevojat e saj. Ju desh të punonte online, punë si social media menager, derisa krijoi të ardhurat e duhura për të ngritur biznesin e saj, po online.

“Juridiku ishte diçka që e kisha me shumë pasion. E vazhdova, fitova shkollën, u punësova, fitova një kontratë një-vjeçare në ministri. Për shkak si shumë persona ose studentë si puna ime që nuk i përmbush qëllimet tuaja rroga që ti merr, u detyrova që të shikoja diçka tjetër opsionale. Kam hapur një biznesin tim online, është 5-fishi krahasuar me rrogat në Shqipëri,” – tregoi ajo.

Në fazën kur aplikimet për në universitete janë ende të hapura, degët e teknologjisë janë disa nga më të preferuarat e të rinjve. Deri më tani kuotat për këto degë, janë thuajse të plotësua.

“Kanë qenë raste që nuk e kanë vijuar universitetin dhe janë zhvendosur tek puna online, kjo mund të ketë ardhur për shkak të problematikave ekonomike që kanë, të nxitur nga nevoja për të gjeneruar të ardhura sa më shpejt,” – sqaroi Brahaj.

Sot tregu i punësimit online, të ofron një gamë të gjerë shërbimesh. Valbona, ka arritur të sigurojë punën e saj kryesisht në tregun amerikan, ku paga më e ulët mund të shkojë në 300 euro për kompani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026