Shkolla 100-vjeçare në Gjirokastër, godina drejt rrënimit

14 Shtator 2023 | 19:30

Një ndër shkollat më të vjetra në rang vendi, prej disa vitesh është jashtë funksioni. Bëhet fjalë për shkollën fillore ‘Bajo Topulli’ në Gjirokastër e cila është ndërtuar dhe vënë në funksion rreth 100 vite më parë. Sot ajo, përvec se I ka mbyllur dyert për nxënësit, është degraduar edhe si godinë. Kjo për faktin se në këtë shkollë kërkesa për regjistrim ishte shumë e ulët dhe nuk plotësonte kriteret për funksionimin e rregullt.

Banorë të lagjes ‘Dunavat’, ku edhe ndodhet shkolla apelojnë që godina shekullore të rregullohet dhe të vihet në funksion.

 “Gjynah ajo shkollë të ngelet pa mësues dhe pa nxënës aty kemi mësuar kanë dalë profesorë, kanë dalë inxhinierë, kanë dalë deputetë që janë të sotëm dhe që të rrijë ashtu një gjë e shkretë,” – tha një i moshuar.

 “Mendoj se mund të ketë rënë numri i nxënësve, ka pasur lindje më pak, fëmijë më pak në shkollë dhe ndaj u mbyll dhe u grupuan në shkollën qendër “Naim Frashëri”. Shumë keq ajo duhet të ishte mbajtur të paktën nëse nuk do të funksiononte si shkollë, te funksiononte si kopësht. Është shkollë e vjetër shumë, nuk duhet të ishte lënë në këtë gjendje,” – shtoi ai.

“Po jemi miq këtu në Gjirokastër, kemi ardhur për një sebep dhe erdhëm ngaqë është afër po e shikojmë. Duhet që të bëhen, të rregullohen gjërat,” – tha një i ri.

5 vite më parë shkolla fillore ‘Bajo Topulli’ funksiononte për klasat e para deri në të 4-rt me një numër nxënësish prej 150. Por largimi masiv I popullatës nga Gjirokastra drejt qyteteve të tjera, emigrimi dhe ulja e numri të lindjeve duket se janë faktorët që kanë ndikuar në mbylljet e kësaj shkolle. Duke qenë se kjo zonë është e frekuentuar nga turistët, rijetëzimi i godinës do të ishte një vlerë e shtuar edhe për zonën historike të Gjirokastrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026