Psikologia Muçaj: Ka studente që provokojnë pedagogët e rinj me veshjet
Pedagogia dhe psikologia Arjana Muçaj e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, foli në lidhje me veshjen në shkolla dhe në universitete.
Ajo theksoi se studentet kur kanë sezon provimesh vijnë me veshje jashtë normales. Sipas saj veshjet mund të provokojnë dhe pedagogët.
Muçaj nënvizoi se një veshje provokuese studentet e quajnë normale.
“Personalisht ndonjëherë jam ndjerë në vështirësi shumë të madhe kur në sezonet e provimeve studentet veshjet janë jashtë normales. Mua më vjen turp nga ajo që shoh nga paraqitja e tyre në auditore dhe kur jam përpjekur për t’ua thënë më kanë thënë se s’kanë asgjë të keqe, më përmendin lloj lloj vendesh. Ndërsa batuta ime është që shpresoj që veshja jote të nderojë dhe me atë se çfarë je duke bërë në tezën e provimit. Iu është bërë mënyrë e të jetuarit. Ne pedagogët nuk i kemi të gjithë në moshë madhore, kemi dhe pedagogë të rinj”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona