Kërcënimet kibernetike/ Igli Tafa: Të gjitha kërcënimet monitorohen në kohë reale

15 Shtator 2023 | 12:03

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vizituar këtë të premte Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike (AKCESK), ku monitorohen në kohë reale të gjitha kërcënimet kibernetike në vendin tonë.

Ajo është mirëpritur nga Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i AKCESK, i cili ka shpjeguar hap pas hapi procesin në këtë qendër operacionale të sigurisë.

“Të gjitha këto shërbime gjatë aktivitetit të punëve të tyre të përditshëm gjenerojnë alerte dhe kontrollohen në kohë reale se çfarë kritikaliteti ka. Në rastin kur shikohet një kritikalitet që vjen nga një institucion i caktuar, atëherë fillon proceduara e punës duke e regjistruar këtë problem, duke e analizuar, duke tentuar për ta parë më mirë situatën, për ta reduktuar problemin dhe më pas situata kalon në qoftë se nuk zgjidhet te shtresa tjetër, te ekspertët dhe bëjnë një analizë më të detajuar të situatës”, tha ai.

Ndërkohë Balluku u shpreh se gjithë situata apo kontrolli ndodh gjatë shkëmbimit që ka vendi ynë me palët.

“Vetëm në grupet e monitorimit operacional, ne kemi 25 djem e vajza që punojnë 7 ditë 24 orë. Por çfarë është më e rëndësishmja ne duhet të flasim dhe për atë që ju e quani diplomaci kibernetike, që është shkëmbimi i eksperiencave apo dhe i momentit të atakut me palët e huaja që tani janë kthyer dhe në partnerë tanët. Tani e gjithë situata apo kontrolli ndodh gjatë shkëmbimit që ne kemi mes palëve”- shtoi Balluku.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026