Drejtori Goxhaj: Zjarrfikësit, me probleme të frymëmarrjes nga tymi
Shkëlqim Goxhaj, drejtor i zjarrfikëses foli në lidhje me zjarrin që përfshiu ditën e djeshme një pallat në zonën “21 Dhjetori” në Tiranë.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Goxhaj theksoi se sapo kanë mbërritur forcat zjarrfikëse fillimisht janë evakuuar të gjithë banorët.
Ai theksoi se në banesën që ra zjarri s’ka pasur banorë ndërsa shtoi se kanë qenë vetëm punonjësit e zjarrfikëses që kanë pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit por që tashmë janë mirë.
“Sapo kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, fillimisht janë evakuuar të gjithë banorët. Në banesën që ka rënë zjarr nuk ka pasur banorë. Kemi pasur punonjësit tanë që kanë pasur problem me frymëmarrrjen. Gjendja e stafit është shumë mirë, dhe punonjësi jonë që shkoi për mjekim të specializuar në QSUT, mbrëmë në orët e vona ka shkuar në shtëpinë e tij”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Drejtori i zjarrfikëses-inxhinierëve: Përdorni materiale rezistente ndaj zjarrit
- EMRI| Aksidentohet me skuter, ndërron jetë 38-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë