Vrau bashkatdhetarin në Itali, arrestohet në Fushë-Krujë 41-vjeçari
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasjen e një shqiptari në Itali, është arrestuar këtë të premte në Fushë-Krujë.
41-vjeçari u ndalua për llogari të autoriteteve italiane dhe pritet ekstradimi i tij.
Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në provincën Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.
“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit tonë ose të Italisë, specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe ata të njësisë FAST Albania, finalizuan operacionin policor të koduar “Provinca”.
Në kuadër të këtij operacioni, në afërsi të Fushë Krujës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Sh. K., 41 vjeç.
Vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku dënimi për këtë vepër penale është maksimumi 30 vjet burgim”, njofton Policia e Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)