Kosova nënshkruan me USAID-in marrëveshje rreth 35 milionë dollarëshe

15 Shtator 2023 | 12:52

Kosova ka rritur të premten marrëveshje me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në vlerë të rreth 35 milionë dollarëve.

Marrëveshja e Grantit për Zhvillim është nënshkruar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler.

Presidentja Osmani ka thënë se fondet do të kontribuojnë në plotësimin e objektivave zhvillimore të Kosovës.

“Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Osmani ka thënë se marrëveshja do të kontribuojë edhe në reduktimin e korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagimit ndaj nevojave të qytetarëve.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani se marrëveshja e konfirmon partneritetin afatgjatë të SHBA-së me popullin e Kosovës.

Hovenier e ka përmendur se prej vitit 1999 SHBA-ja i ka investuar më shumë se 2 miliardë dollarë në Kosovë, “për t’i çuar përpara interesat e përbashkëta”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026