Droga në shkolla, zëdhënësi i policisë: Ambienti brenda është i sigurt
Zëdhënësi i policisë Gent Mullai tregoi në emisionin Review në Euroneës Albania se me nisjen e shkollës dhe synimin që shkolla të mbetet një “tempull i dijes” dhe jo një zonë ku mund të kenë akses shpërndarësit e drogës lindi dhe nevoja për të realizuar megaoperacionin Tempulli.
Ai theksoi se policia ka qenë sistematike në goditjen ndaj shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave, por edhe në ambientet e frekuentuara nga të rinjtë dhe që nga janari janë arrestuar dhe proceduar 2100 persona për shpërndarje të lëndëve narkotike.
“Nga një studim i policisë doli që më imediat ishte një operacion për t’i bërë shkollat më të sigurta dhe për të dhënë mesazhin prindërve që fëmijët i kanë të sigurt dhe garant për këtë është policia e shtetit dhe oficerët e sigurisë në shkolla. Nga janari deri sot në goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike jo vetëm afër shollave që prekin zakonisht të rinjtë, janë mbi 560 goditje me 2100 të arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë. Pra, policia ka punuar në mënyrë sistematike, për këtë lindi nevoja nga studimi që u bë që me fillimin e shkollave, personat do të tentonin sërish të shpërndanin. Për ta lënë tempullin e dijes të lirë, policia ndërmori këtë megaoperacion”, tha Mullai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq