Hoxha për kanabizimin e vendit: Po përdoren festivalet për të testuar tregun
Gazetari Artan Hoxha teksa foli në lidhje me mega-operacionin “Tempulli” që çoi në goditjen e 23 grupeve kriminale tha një pjesë e mirë e shpërndarësve në tregun globalë janë shqiptarë.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hoxha nënvizoi se në vendin tonë gjatë verës përdoren festivalin për të testuar tregun.
“Ne e shikojmë tregun vendas si një entitet të shkëputur nga tregu global. Ne jemi një pjesë e tregut global. Fati jonë i keq është se një pjesë e mirë e shpërndarësve në tregun global janë shqiptar dhe ata duke rrahur rrugët e botës ata kanë krijuar njohuri të jashtë zakonshme me drogën që përdoret. Janë ato festat e mëdha rinore që bëhen në bregdet. AI që fiton të drejtën për të tregtuar aty lëndën narkotike, ka kapur një tender fitimprurës. Dashur pa dashur kemi krijuar disa oaze qetësie për trafikantët, që ata të testojnë rininë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë