“Sakrificë të investosh në bujqësi”/ Flet për Euronews Albania ministrja Anila Denaj
Anila Denaj ka folur për herë të parë në Euronews Albania, pas marrjes së postit Ministre e Bujqësisë.
Ajo theksoi se është në shërbim të të gjithë deputetëve pavarësisht bindjeve politike ndërsa shtoi se të investosh në bujqësi nuk duhen vetëm para, por mund dhe sakrificë.
Më tej ajo shtoi se ky sektor ka dhe risqet e veta, ashtu siç janë fatkeqësitë familjare.
“Unë jam në shërbim të gjithë deputetëve dhe jo vetëm mazhorancës për të sjellë problematikat e zonave tyre sepse në fund të ditës ne respektojmë punën e djersën. Të investosh në bujqësi nuk kërkon vetëm para, është shumë mund dhe sakrificë sepse është një sektor që jep frytet shumë vite më pas dhe risqet vetëm janë shtuar. Ne jemi aty për të pasur një zë më të shtuar, më kritik, qoftë dhe në përplasjet tona, pavarësisht se nga kush krah jemi. Siguria ushqimore është e para dhe përtej gjithë punës së mrekullueshme që është bërë, ka hapësira për zbatim. Lufta ndaj informalitetit, shkeljes së syrit është një betejë e parë që unë e kam ngriur që ditën e djeshme në detyra konkrete me grupe pune, jo si një aksion por si një detyrë funksionale e ndërtuar me pushtetin vendor dhe prefekturat”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës