A do llogariten emigrantët në Censi 2023? Ja çfarë thotë drejtoresha e INSTAT

16 Shtator 2023 | 14:45

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli ka dhënë më shumë detaje sot sa i takon Censit të 12-të të Popullsisë dhe Banesave në vendin tonë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dhuli theksoi se emigrantët nuk do të jenë pjesë e censit, pasi në këtë proces do të jenë vetëm personat që janë rezidentë në Shqipëri, për shkak të planifikimit që do të bëhet për shërbimet.

Mes tjerash ajo nënvizoi se Shqipëria është ndarë në 5240 zona të censit.

“Është një grup që do të mbikëqyrin procesin. Prej datës 15 maj ne kemi hapu online platformën e rekrutimit të stafit ku të gjithë personat mbi 18-vjeç. Shqipëria  është ndarë në 5240 zona të censit dhe në çdo zonë ka një anketues që mban deri në 200 banesa.  Ai do të kontrollohet nga kontrollori. Pyetësori përmban 8 module dhe një nga modulet është që pyetet njësia ekonomike familjare nëse ka anëtarë të familjes nëse ka persona që jetojnë jashtë. Sipas metodologjisë së censit, do të mbulohen vetëm personat që janë rezidentë në territorin e Shqipërisë.  Të dhënat e censit do të shërbejnë për një planifikim të mirë të shërbimeve”- theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026