Djegia e pallatit, eksperti: Duhet rregulluar ligji për mbrojtjen nga zjarri

16 Shtator 2023 | 18:48

Zjarri masiv që perfshiu pallatin fare pranë qendrës së Tiranës ka rikthyer vëmendjen në çështjen e sigurisë së banesave. Në këtë pallat ku një meter katror shitet mbi 2000 euro, shtrohet pyetja sesa të sigurta janë këto ndërtesa dhe a e justifokojnë çmimin, që prej vitesh tashmë vetem rritet.

Sipas ekspertit Markel Baballëku, cilësia e dobët e materialeve të përdorura ishte një nga faktorët kyç që çoi në përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, ai theksoi se materialet e përdorura nuk e izolonin zjarrin por e përhapnin atë duke lëshuar gazra të rezikshme për banorët.

Eksperti theksoi se ligji për mbrojtjen nga zjarret është i përgjithshëm dhe duhet detajuar më tej mbi parametra sasiorë.

“Kërkesa për mbrojtjen ndaj zjarrit është ndër më të koklaviturat për të përmbushara. Ne në linja të përgjithsme i kemi të shprehura por kur vjen te parametrat sasiorë ne kemi elementë të cilët nuk mund t’i masim. Ne na mungojnë kushtet teknike për të paraqitur numra që e kemi bërë në letër, si është bërë në ndërtim dhe si është kontrolluar në fund”, tha eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026