Djegia e pallatit, urbanisti zbulon materialin: Është krim, ka në bazë naftën

16 Shtator 2023 | 21:55

Urbanisti Gent Karpata ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth rritjes së çmimit të referencës për ndërtesat dhe për cilësinë me të cilën po bëhen ndërtimet e reja.

Ai foli ndër të tjerat për djegien e pallatit në zonën e njohur si 21-Dhjetori në Tiranë, ku tha se materiali i përdorur atje ka në bazë naftën.

“Ne dimë që shumica e njësive tona të banimit nuk kanë një sistem rrugor të brendshëm nëpërmjet të cilit të mund të futet zjarrfikësja. Problemi i parë nuk është materiali. Në të gjithë Evropën kemi ndërtesa të vjetra prej druri që janë shumë më të djegshme, por materiali është e dyta, se po të kishim një sistem zjarrfikës mund të ishte shmangur ky dëm.

Polisteroli, ka në bazë naftën, ajo është ndërtuar si një material që digjet. Këtu ne kemi një krim. Por kjo zgjidhet siç e ka zgjidhur e gjithë bota, ka kushte teknike të miratuara të cilat duhet të zbatohen”,-tha Gent Karpata.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026