Ekzistenca e UFO-ve/ Stephen Bassett: SHBA ka qenë në dijeni për ata që në 1984

17 Shtator 2023 | 20:39

Drejtori i Paradigm Research grup Stephen Bassett ishte i ftuar këtë të diel në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth qenieve jashtëtokësore.

Aipas tij shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur informacion për këto qenie jashtëtokësore që prej vitit 1984, ndërsa tani po përpiqen të tregojnë këto informacione duke bërë sikur nuk kanë qenë në dijeni më herët.

“Ajo që është e rëndësishme, është se që në vitin 1984 qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ditur për fenomene anormale të paidentifikuara dhe ka pasur informacion për kontaktin e njeriut me qenie jashtë botës.

Qeveria e shteteve të bashkuara ka pasur informacion dhe ajo që po ndodh tani është se ka lindur një proces për të lejuar presidentin e Shteteve të Bashkuara që të përballet dhe të bëjë publike, informacionin për këto qenie jashtëtokësore.

Ajo që po shikoni nuk është qeveria e SHBA-së që s’e kupton se ç’po ndodh, qeveria e SHBA-së po gjen një mënyrë të rehatshme dhe më në fund po i thotë të vërtetën popullit të Amerikës, duke shpresuar se ata do e falin për këtë situatë”,-tha Stephen Bassett.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026