“Po goditet besimi”, Miron Çako: Tani po thuhet që nuk ka një Zot, por qenie aliene

17 Shtator 2023 | 21:28

Teologu Miron Çako tha këtë të diel në emisionin “Review” në Euronews Albania se hipotezat për ekzistencën e qenieve jashtëtokësore janë hedhur që në Luftën e Dytë Botërore, por deri më tani nuk ekzistojnë fakte konkrete por vetëm hipoteza dhe dëshmi pa prova.

Sipas tij me anë të Ufologjisë po tentohet të goditet feja dhe besimi në Zot, pasi njerëzit po shtyhen të besojnë se nuk ekziston Zoti, krijuesi, por ajo që ekziston janë këto qenie aliene.

“Problemi i UFO-ve është diskutuar që në Luftën e Dytë Botërore dhe pastaj vazhdoi të intensifikohet me këto shenja. UFO do të thotë objekt i paidentifikuar, shkencat serioze nuk kanë një objekt të identifikuar të prekshëm që të jetë absolut për të gjithë por kanë hipoteza të ndryshme. Edhe sot është një lloj shkence që quhet ufologji, por më tepër nuk ka fakte shkencore se sa hipoteza dhe dëshmira.

Në një lloj mënyre po krijohet një lloje feje që ekzistojnë disa qenie të tjera dhe mesazhi që po na japin këto qenie jashtëtokësore, është që njerëzit primitiv këto qenie jashtëtokësore nga padituria e tyre i quanin si zota dhe tani ne dujke qenë të zhvilluar, ne po kuptojmë se nuk ekzistoka Zoti, krijuesi, por ekzistojnë këto qenie aliene. Nëpërmjet Ufologjisë po goditet besimi në një Zot trashedent dhe imanent”,-tha Miron Çako.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026