Aleanca e ekstremit të djathtë në BE, Salvini dhe Le Pen bashkë në fushatë
Matteo Salvini dhe Marine Le Pen konfirmuan edhe njëherë aleancën e tyre të ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve evropiane që mbahen vitin e ardhshëm dhe vunë sërish në dukje platformën e tyre kundër emigrantëve.
Duke folur në një miting të Ligës së Veriut në lokalitetin Pontida në Itali, Salvini dhe Le Pen përsëritën qasjen e tyre të bashkuar kundër linjave aktuale të Evropës dhe atij që e quajtën “pushtimi migrator”.
Ata e vunë theksin tek mbrojtja e qytetarëve të dy vendeve dhe identitetit të tyre, në përpjekje për të siguruar mbështetje për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Ne po mbrojmë traditat tona, grastronominë tonë, identitetin tonë dhe rrugët tona. Ne po mbrojmë qytetarët tanë nga fluksi i emigrantëve”, deklaroi Le Pen, duke iu referuar disa mijëra emigrantëve që kanë mbërritur këtë javë në ishullin italian të Lampeduzës.
Në të njëjtën linjë, duke iu drejtuar mbështetësve të tij, Salvini u zotua se do të bëjë gjithçka që lejon demokracia për të ndalur të ashtuquajturin “pushtim”.
Mitingu elektoral u mbajt pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në ishullin e Lampeduzës, që këtë vit po përjeton një numër rekord mbërritjesh të emigrantëve.
Aleanca politike mes zonjës Le Pen dhe Salvinit duket se ka mbetur e pathyeshme në dhjetë vitet e fundit dhe është njëkohësisht një testament i forcës së marrëdhënieve të tyre personale.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk