Zbardhet skenari i Lajçak/ Dimal Basha: Po nxjerr Vuçiç nga kriza
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha është shprehur se emisari Miroslav Lajçak ka mbajtur qëndrime të njëanshme në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Lajçak po mendon të nxjerrë nga kriza presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe për këtë çmimin ta paguaj Kosova.
Ai nënvizoi se BE nuk duhet të jetë e njëanshëm kur ka dy shtete të barabarta.
“Lajçak ka mbajtur qëndrime të njëanshme dhe ka vendosur masa ndaj Kosovës jo ndaj Serbisë Unë mendoj se Lajçak po mendon ta nxjerrë nga kriza ku e ka fut veten dhe çmimin për këtë të jetë Kosova. Ndërmjetësuesi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ishte i paanshëm. Puna jonë është që t’i njoftojmë të gjitha shtetet e Republikës së Kosovës për paanshmërinë e Lajçak. BE nuk duhet të jetë e njëanshëm kur ka dy shtete të barabarta”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk