Debati për censin/ Iljazaj- Ibrahimajt: Ç’punë ka shteti me fenë dhe etninë?

18 Shtator 2023 | 22:07

Analisti Ervis Iljazaj ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth censusit të banesave dhe popullsisë në Shqipëri. Në studio ai ka pyetur ministren e shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj se përse në census janë vendosur pyetje për fenë dhe etninë.

Sipas tij këto pyetje nuk kanë kuptim të vendosen në census pasi sipas tij “shteti nuk ka punë se çfarë feje ka populli”.

Ministrja u përgjigj se pyetjet nuk janë pa kuptim, por gjithsesi në census ka të dhëna të tjera shumë të rëndësishme për t’u marrë dhe nuk duhet t’u kushtohet kaq shumë vëmendje pyetjeve të cilat nuk janë të detyrueshme.

Pjesë nga biseda:

Ervis Iljazaj: Po ç’punë ka shteti me fenë? Unë nuk e kuptoj. Kjo shërben si debat këtu në Shqipëri. Jo më kot e drejta ndërkombëtare nuk e ka fare detyrim që në cens të jenë pyetje ndërkombëtare e madje edhe etnike. Greqia për shembull nuk e ka fare as etninë as gjuhën as kombin dhe asgjë në cen sin e vet. Kam përshtypjen se i hedhim benzinë zjarrit, unë këtë përgjigje nuk e kthej dot. Ç’punë ka shteti me fenë.

Ministre Delina Ibrahimaj: Shtete të tjera si Greqia, Italia e vende të tjera janë shtete të cilat kanë të dhëna dhe regjistra statistikor shumë të detajuar për çdo element, si feja, gjuha apo etnia. Janë në regjistra statistikorë.

Ervis Iljazaj: Po prap nuk mu përgjigjët ç’punë ka shteti me fenë dhe kë besojnë shqiptarët. Kjo nuk ka kuptim filozofik, sociologjik, politik. Nuk ka sens.

Ministre Delina Ibrahimaj: Patjetër ka kuptim sociologjik. Megjithatë është shumë e rëndësishme që debati të mos përqendrohet në këto pyetje të cilat nuk janë as të domosdoshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026