“Duhet larguar Berisha e berishizmi”/Bejko: PD s’do bashkohet kurrë me Foltoren
Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Demokratike nuk do të bashkohet kurrë me Foltoren.
Sipas tij, bashkimi është fuqi, por jo me Berishën dhe ‘berishizmin’. Bejko iu drejtua dhe Bardhit kur tha se është e pamohueshme që PD-ja ka investuar vetëm në ruajtjen e demokracisë dhe kurrë nuk ka bashkëpunuar me Ramën.
“Unë jam për bashkim, por me largimin e Berishës dhe ‘berishizmit’. Po u bashkua dhe Partia Demokratike me Foltoren në Shqipëri vendoset monopoli politik dhe materializohet përjetësisht marrëveshja e 2008-s midis Ramës dhe Berishës. Marrëveshja e 2008-s i dha monopolin politik dy krerëve të dy partive dhe futi sistemin dy-partiak në Shqipëri, prandaj gjëja e parë që do të bëjë Partia Demokratike sapo t’i jepet mundësia, që të fitojë shumicën e shqiptarëve dhe të mbështetjes, do të shfuqizojë vendimin e marrëveshjes së 2008-s. 2008-ta e ka dëmtuar demokracinë, e ka dëmtuar sistemin zgjedhor dhe votën,” – u shpreh Bejko.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta