Gjykata pritet të vendosë për ekstradimin e Goxhajt, protestë në Tiranë

19 Shtator 2023 | 12:13

Gjykata e Tiranës do të vendosë sot për konkluzionet e mbrojtjes ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Në kohën që zhvillohej seanca, mbështetës të Goxhajt ishin mbledhur para Gjykatës së Tiranës me pankarta ku kërkohej lirimi i tij.

Që nga arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK vazhdimisht ka pasur protesta në mbështetje të tij.

Në seancën e shkuar avokati mbrojtës i Goxhajt, Ardian Vishaj parashtroi 4 arsye pse Goxhaj nuk duhet të ekstradohet drejt Gjykatës së Hagës. Sipas Vishajt, kjo është një çështje me natyrë politike.

“Çështja e parë që është shumë e rëndësishme është ajo e natyrës politike. Mungon një kërkesë ekstradimi e nënshkruar nga ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës. Dritani kërkohet për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Holandës, jo drejt territorit të Kosovës. Një raport ekstradues ka një parim të shenjtë në ndërtimin e tij, që është e drejta e truallit dhe individi që premtohet për t’u dërguar në vendin kërkues duhet të çohet brenda kufirit gjeografik të atij vendi, pra vepra që i adresohet Dritanit është e papërcaktuar pse është penale,” – u shpreh Visha në fund të seancës së shkuar.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. 

Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet  se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Goxhaj dyshohet se akuzohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026