Shtyhet ekstradimi për Goxhajn, seanca e radhës më 19 shtator
Gjykata e Tiranës do të vendos më datë 19 Shtator për konkluzionet e mbrojtjes ndaj ish- luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.
Avokati Ardian Visha tregoi arsyet se përse gjykata nuk duhet të lejojë ekstradimin.
“Çështja e parë që është shumë e rëndësishme është ajo e natyrës politike. Mungon një kërkesë ekstradimi e nënshkruar nga ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës. Dritani kërkohet për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Holandës, jo drejt territorit të Kosovës. Një raport ekstradues ka një parim të shenjtë në ndërtimin e tij, që është e drejta e truallit dhe individi që premtohet për t’u dërguar në vendin kërkues duhet të çohet brenda kufirit gjeografik të atij vendi, pra vepra që i adresohet Dritanit është e papërcaktuar pse është penale,” – u shpreh Visha.
Në seancë ishte i pranishëm një prokuror ndërkombëtar për llogari të kërkesës së ekstradimit në Hagë.
Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.
Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Goxhaj dyshohet se akuzohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët