Fluks turistësh në korrik, INSTAT: Numri i vizitorëve 39% më i lartë se në 2022
2023 ka shënuar rekorde positive për turizmin shqiptar. Instituti i statistikave ka nxjerr në pah se përgjatë muajit korrik, numri i vizitorëve është rritur me 39%, krahasuar me korrikun e 2022.
Në rritje me 48,2% ka ardhur edhe numri i netë-qëndrimeve.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 45,3% dhe numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 35,2%.
Numri i netë-qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 60,9 % dhe netë-qëndrimet nga jorezidentët është rritur me 42,3%.
Qendra e vendit duket se ka qenë më e frekuentuara, duke shënuar rritjen më të lartë me 70,5%. Në Zonat Bregdetare, ky tregues është rritur me 24,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 30,6%.
Ekspertët kanë nxjerr në pah se në muajin korrik 2023, numri më i lartë i net-qëndrimeve është realizuar në Rajonin e Jugut 39,5% .
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 44,8%, kundrejt 38,6% që ishte në muajin korrik 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 49,5%, kundrejt 40,9% që ishte në muajin Korrik 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në