Humanizmi i mjekut për vendlindjen/ U largua në Amerikë, por rrënjët nuk i harroi
U largua në vitin e largët 1996-të por asnjëherë nuk i harroi rrënjët e tij. Sapo mori pasaportën dhe dokumentacionin e duhur, menjëherë nisi kontributin për komunitetin ku u rrit.
“E mirëpresim se vjen prej një kontinenti tjetër, na viziton dhe na sjellin ilaçet falas”,-tha një banor.
Ky është Angjelin Shtjefni, me profesion mjek dhe që nga viti 2018 rikthehet në mënyrë periodike me vizita konsultative dhe me ilaçe për komunitetin e fshatit Fishtë në Lezhë.
Kontributin për fshatin e tij e bën me shumë pasion.
“Unë kam ik në ato vitet e para të ndryshimit të sistemit dhe ishte akoma praktika e një monizmi të gjatë dhe mjekësia sapo filloi ata hapat e ndryshimit”, -tha Angjelin Shtjefni, mjek në Amerikë.
“Unë gjithmonë kam qenë i lidhur me vendlindjen, me zonën. Gjithmonë më ka pëlqyer dhe është një ndjesi e veçantë kur je mes njerëzve që je rrit dhe më bën shumë përshtypje ngrohtësia që gjej.”
Rikthimi këtij viti ka qenë paksa më i veçantë . Me të ka ardhur dhe William Mimo, farmacist amerikan, i cili menjëherë është dashuruar me Shqipërinë. William i është bashkuar iniciativës së Angjelinit për të sjellë ilaçe falas në Fishtë.
“Angjelini më ka treguar për nevojën që kanë banorët këtu dhe unë i kisha premtuar që do vija. Kemi ardhur si skuadër për ti ndihmuar me ilaçe dhe vizita mjekësore ndërsa po mundohemi të zhvilloë telemedicinëm për ta bërë ndihmesën në vazhdimësi. Shqipëria më pëlqen shumë. Ushqimi është fantastik”, -tha Willian Mimo, farmacist.
Gjelina është infermiere prej më shumë se 30 vitesh në qendrën shëndetësore në Fishtë. Ajo thekson që kushtet në krahasim me vitet më parë janë përmirësuar ndjeshëm në qendrën shëndetësore.
“Kur kam fillu unë punën mjeksia nuk ka qenë kështu. Ne kemi pasur me ec me e pa pacientin tek shpia , i kemi vizituar çdo ditë fëmijët 0-1 vjeç”,- tha Gjelina Shtjefni, infermiere
“Është një ndihmë shumë e madhe për zonën edhe për ne“
Çdo ditë Angjelini pret në klinikë 15 deri në 20 pacientë për konsulta. Shpopullimi vërehet lehtësisht në zonë dhe për këtë Angjelini ka një mesazh.
“Për një arsye apo një tjetër njerzit lëvizin. Kjo ka anën e mirë dhe anën e keqe sepse nuk është si dikur që ishim të detyruar aty ku lindnim edhe vdisnim. Pra emigrimi është për më mirë por lënia e vendit është shumë më cënuese, nuk është e lehtë”, –tha Angjelin Shtjefni, mjek.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur