Përballje spektakolare në Champions| Bayern pret Man United, rikthehet Arsenal
Bayerni i Mynihut nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, në një përballje spektakolare, atë ndaj Manchester United. Dy skuadrat ndeshen me njëra-tjetrën për herë të 11-të në historinë e Ligës së Kampionëve, ndërsa gjermanët kanë triumfuar në 4 prej përballjeve kundrejt 2 të djajve të kuq, ndërsa 5 herë sfidat janë mbyllur në barazim. Forma që po kalojnë gjermanët është pozitive në raport me Manchester United, ndërsa cilësohen favoritë për marrjen e 3 pikëve. Në të njëjtin grup, Galatasaray përballet me Kopenhagenin.
Reali i Madridit e nis rrugëtimin ndaj Union Berlinit, debutuesve të Ligës së Kampionëve, të cilët kanë një rrugëtim thuajse perfekte. 5 mungesa në secilin kamp, por kualitetet e galaktikëve bëjnë diferencën. Pas suksesit në fazën Play-Off, Braga do të kërkojë fitoren edhe në ndeshjen e parë në grupe, ku përballet me Napolin.
Pas 6 vitesh mungesë, Arsenal do të shijojë dhe një herë himnin e ligës së kampionëve, ku Emirates stadium pritet të jetë i tejmbushur në përballjen me PSV. Goonersat kanë një formë pozitive në kampionat, ku synojnë ta përkthejnë edhe në Champions. Po në grupin B, Sevilla ndeshet me Lens.
Nënkampionët e Interit sfidohen nga Real Sociedad, me këta të fundit që kanë luksin të luajnë në shtëpi. Zikaltrit do të provojnë të përsërisin një tjetër sezon pozitiv, ndërsa janë pjesë e grupit D, ku gjenden dhe Benfica e Salzburg.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë