Rama flet për Kosovën në KS: Rusia po përpiqet të përdor konfliktin në Ballkan

20 Shtator 2023 | 18:20

Ndërsa drejtonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB, kryeministri Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe rastin e Kosovës.

Ai tha se pavarësisht se Kosova është nën sanksione nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, ndaj saj nuk mund të ketë asnjë rrëmbim territori apo aneksime të paligjshme të tyre.

Ai tha se historia ka treguar se e vetmja mënyrë për të ecur para është tejkalimi i problemeve të së shkuarës dhe përpjekja për të krijuar n jë të ardhme të përbashkët përmes bashkëpunimit dhe jo përmes përçarjes.

“Historia ka treguar se ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre, kanë përfunduar duke u penduar vetë për të. Rusia dhe të tjerë janë përpjekur të keqpërdorin realitetin në ballaknin perëndimor, sidomos në lindjen e republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale apo makthet e tyre.

Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara, Gjykata ndërkombëtare penale nuk mund të shërbejë si preteks për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. Nëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme kjo ka të bëjë së pari me mësimet e nxjerra për të tejkaluar të shkuarën dhe për të shkuar drejt një të ardhmeje të përbashkët përmes bashkëpunimit dhe jo përmes përçarjes”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026